Durrës, ekzekutimi i biznesmenit nga vrasës me pagesë, pistë kryesore hetimi, hakmarrja

2015-08-22 10

Durrës -- Ekzekutimi i biznesmenit, Kujtim Dyrmishi dyshohet të jetë bërë nga vrasës me pagesë. Ky është rezultati i hetimeve të para për ngjarjen e rëndë që tronditi një ditë më parë qytetin bregdetar të Durrësit.

49- vjecari nuk rezulton të ketë pasur precedent të mëparshëm penalë, por dëshmitë e para flasin për disa konflikte të vjetra të tij, ende të pakonfirmuara zyrtarisht.

Dëshmitarët okularë të ngjarjes së djeshme, por edhe të afërm të tij kanë dhënë në polici dëshmitë e tyre dhe gjithcka që kanë parë apo kanë dijeni për të kaluarën e 49 -vjecarit të ekzekutuar ditën e djeshme në Durrës.

Burime nga policia thanë se hetimi është përqendruar tek pista e hakmarrjes, bazuar në ngjarje të ndodhur në vitin 2004 në Greqi, ku vëllai i viktimës, Pëllumb Dyrmishi ka vrarë me thikë një bashkëatdhetarin e tij.

Aktualisht i vëllai vuan dënimin në burgjet e Greqisë, pas vrasjes me thikë të shqiptarit.

Ndërkohë, nuk është përjashtuar as pista e konflikteve që kanë lidhje me interesa të ndryshme, me aktivitetin që ai kryente si biznesmen në fushën e ndërtimit.

Mësohet gjithashtu se viktima, Kujtim Dyrmishi kishte ndërprerë ortakërinë me biznesmeninin Xhemal Cela pak para atentatit që i mori jetën këtij të fundit në janar të këtij viti.

Në drejtorinë e policisë së Durrësit janë të bllokuara: automjeti me të cilin u larguan 3 personat e maskuar, autorë të vrasjes si dhe armët e krimit - dy automatikë tip "Skorpion" dhe një tjetër tip "Kallashnikov".

Makina e vrasësve sëbashku me armët do të jetë një provë e rëndësishme për të gjetur gjurmët e gishtërinjve dhe prej andej, të zbulojë identitetin e tyre.

Plot 25 plumba janë derdhur në drejtim të automjetit të Kujtim Dyrmishit, ndërsa 5 plumba e kanë marrë në trup 49 vjecarin. Fillimisht ai është goditur në këmbë, që të mos mundë të largohet dhe më pas nga afër, që të precizohej mirë goditja.

Ndërkaq në Rrashbull , 3 autorët që braktisën automjetin, dyshohet se aty janë ndihmuar nga të tjerë persona për tu larguar

Free Traffic Exchange