Tiranë - Më pak se një vit e gjysmë pas marrjes së detyrës si Konsull i Nderit i Shteteve të Bashkuara të Meksikës në Tiranë, z.Ylli Ndroqi është ftuar në eventin më të rëndësishëm që ky shtet rezervon për përfaqësuesit e tij diplomatikë, mbledhjen e konsujve të nderit të Meksikës në botë, që do të mbahet në Meksiko Siti.
Ftesa e Ministrisë së Jashtme të Meksikës, e cila i është dëruar 101 konsujve nga e gjithë bota, ka mbërritur edhe në Konsullatën e Nderit të Shteteve të Bashkuara të Meksikës në Tiranë në emrin e z.Ndroqi.
Edhe pse një hark i shkurtër kohor që ku kur ka marrë këtë post honorifik, përfaqësues për Meksikën në Shqipëri, duket se z.Ndroqi i ka bindur autoritetet meksikane në përmbushjen e detyrimeve si përfaqësues i këtij shteti në Shqipëri, ç'ka konfirmohet edhe nga notat pozitive dhe vlerësuese që shoqërojnë ftesën e firmosur nga Ministri i Jashtëm meksikan Jose Antonio Meade Kuribrena.
Ministri Kuribrena i shkruan z.Ndroqi se "Meksika ka privilegj të ketë një personalitet të nderuar si ju, që kryen shërbimin e rëndësishëm të përfaqësimit të Meksikës në Shqipëri, duke e vlerësuar maksimalisht punën dhe përpjekjet tuaja në favor të Meksikës dhe të shërbejë si një falenderim për punën e shkëlqyer që keni kryer dhe së dyti, prezantimin e aktualitetit meksikan dhe mundësinë për të njohur nga më afër, pak më shumë nga vendi ynë", shkruan në ftesë kryediplomati meksikan, Kuribrena.
Mbi këto arsye, Meksika do të mbledhë Konsujt e Nderit të këtij shteti në një seri takimesh gjatë datave 16-19 qershor.
101 përfaqësuesit diplomatikë do të kenë një axhendë të ngjeshur takimesh, që përfshin bisedime me 5 ministra dhe që kulmon me takimin me Presidentin e Shteteve të Bashkuara të Meksikës Enrique Pena Nieto.
Në kuadër të bashkëpunimit, promovimit dhe përforcimit të marrëdhënieve Shqipëri - Meksikë, Ndroqi pritet të ketë një bisedë të shkurtër me kreun e shtetit si dhe me një sërë persanalitesh të larta të politikës meksikane.
Për të forcuar edhe më tej urat lidhëse mes shteteve, Ylli Ndroqi do të takoje numrin një të diplomacisë, Jose Antonio Meade Kuribrena; Ministrin e Financave dhe Kreditit Publik, z. Luis Videgaray Caso; Ministrin e Ekonomisë, z. Ildefonso Guajardo Villarreal dhe Ministren e Turizmit, znj. Claudia Ruiz Massieu Salinas për të promovuar marrëdhëniet dypalëshe në fushën e ekonomisë, tregtisë, turizmit e veçanërisht për të rritur investimet reciproke dhe forcuar shkëmbimet tregtare.
Në axhendën 4-ditore është parashikur që Ndroqi, një Konsull Nderi, me "background" të pasur si njeri i biznesit, të takojë gjithashtu edhe drejtues të rëndësishëm të këtij sektori, si z.Francisco Gonzales, Drejtor i Përgjithshëm i "Promexico" dhe z.Rafael Tovar y de Teresa, President i "CONACULTA".
Ky është rasti i parë që një shtetas shqiptar, me detyrën e përfaqësuesit diplomatik, do të ketë takime të këtij niveli në shtetin e Meksikës.
101 konsujt e Meksikës nga e gjithë bota do të kenë mundësi që veç axhendës zyrtare, të sodisin ...