A1 Report - Ish-presidentët Moisiu e Topi hapin sezonin turistik në Shëngjin

2015-08-22 7

SHENGJIN- Në një ceremoni të veçantë është bërë hapja zyrtare e sezonit turistik në plazhin e Shëngjinit, ku kanë marrë pjesë personalitete të shumta nga vendi dhe më gjerë. Veçanti e nisjes së këtij sezoni ka qenë edhe vendosja e shtatores së "Penës së artë At Zef Pllumi" në qendër të shëtitores kryesore. Kreu i Komunës Salvador Kacaj teksa ka ftuar të gjithë turistët që të vijnë në Shëngjin, u ka premtuar atyre se komuna do të ketë vëmendje maksimale për te ofruar kushte për te gjithë ata qe do zgjedhin këtë zone për te kaluar pushimet e tyre verore. Vendosja e shtatores së at Zef Pllumit është konsideruar një ngjarje e rëndësishme edhe nga ish-presidenti Alfred Moisiu, Bamir Topi dhe homologu i tyre kroat Stipe Mesic si dhe arqipeshkevi i dioqezës se Lezhës Ottavio Vitale, të cilët morën pjesë ceremoninë e organizuar për çeljen e sezonit turistik.

Pushuesit kanë nisur të frekuentojnë plazhin e Shëngjinit që prej muajit maj, ndërsa pritet që numri i pushuesve të vijë gjithnjë në rritje. Të huajt dhe shtetasit kosovarë janë të pranishëm në Shëngjin gjatë stinës së verës, pasi e konsiderojnë si një oaz të Adriatikut.

Free Traffic Exchange