A1 Report - Atentat mafioz biznesmenit të ndërtimit, ortak i Xhemal Çelës

2015-08-22 8

DURRES - Pallatet e ndërtuara në zonën bregdetare të Durrësit "vrasin" në një atentat mafioz Kujtim Dyrmishin, ortakun e dytë të firmës së ndërtimit, vetëm 4 muaj pasi u ekzekutua biznesmeni Xhemal Çela nga shpërthimi me tritol në makinën e tij. Kjo është pista kryesore e hetimit të vrasjes së ndodhur rreth orës 10:40 të së shtunës në zonën e plazhit në qytetin e Durrësit, ku hetimi po përqendrohet në të shkuarën dhe problematikat në të cilat ishte përfshirë 49-vjeçari, i njohur me pseudonimin "Tixhja". 49-vjeçari nga Cërriku dhe banues në Durrës është vrarë po në makinë...por skema ka qenë e ndryshme nga ajo e kzekutimit të ish-ortakut të tij, të cilët pak kohë para vrasjes së Çelës kishin ndërprerë ortakërinë.

Ekzekutimi mafioz është kryer nga makina në makinë, pranë zonës së plazhit në Durrës në mes të ditës dhe në një zonë mjaft të populluar me pushues në sektorin Iliria. Autorët kanë derdhur breshëri automatiku në drejtim të Kujtim Dervishit, i cili ndodhej brenda makinës së tij tip Benz me targa italiane DP 411 VF.

Autorët me maska në kokë, identiteti i të cilëve ende nuk dihet, kanë qëlluar nga një makinë tip Benz ngjyrë gri me xhama të zinj dhe me targa të Kosovës, 01 204 EN. Në automjet ndodheshin tre persona: Njëri prej tyre i ulur në vendin e parë të pasagjerit ka qëlluar me automatik mbi biznesmenin e ndërtimit ndërsa makina e tij ka qenë në ecje...por nuk janë mjaftuar me kaq...Pasi janë ndaluar makinat, ndaj viktimës ka qëlluar edhe personi i dytë i ulur nëvendin e pasëm të pasagjerit...për tu siguruar se viktima e tyre nuk do të kishte shance mbijetese, ndërsa personi i tretë ka qenë duke drejtuar automjetin. Në vendngjarje u gjetën 24 gëzhoja, ndërsa 5 dyshohet të jenë plumbat që i kanë marrë jetën 49-vjeçarit.

Në fotot dhe pamjet e siguruara nga A1 REPORT Artur Korriku, duken dhe plumbat e shumtë në derën e makinës tip Benz në xhamat e saj. Autorët pasi kanë qëlluar me breshëri plumbash janë larguar nga vendi i krimit në drejtim të Tiranës, ndërsa një orë pas krimit, automjeti u gjet i braktisur në autostradën Durrës-Tiranë në nënkalimin e Shën Vlashit.

Free Traffic Exchange