A1 Report - Ukrainë, ndizet situata, pro-rusët rrëzojnë avionin ushtarak,49 viktima

2015-08-22 9

LUHANSK - Një aeroplan ushtarak ukrainas është rrëzuar duke sjellë vdekjen e 49 personave, pasi është qëlluar nga rebelët pro-rusë me armë zjarri kundër arjore, në Luhansk.

Lajmi është konfirmuar edhe nga Ministria e Mbrojtjes të Ukrainës e cila ka njoftuar se aeroplani 'Il-76' u rrëzua pas të shtënave nga filorusët. Zëdhënësi ushtarak Vladislav Seleznov tha se i gjithë bordi prej 49 ushtarakësh gjetën vdekjen si pasojë e sulmit. Avioni transportonte trupa dhe pajisje ushtarake ndërsa ishte gati të ulej në aeroportin e qytetit të Luhanskut.

Ky është numri më i madh i viktimave ukrainase në një incident të vetëm që kur Kiev filloi operacionet në përpjekjen për të mposhtur kryengritjet filoruse në lindje të Ukrainë. Në një deklaratë për shtyp të ministria ukrainase të mbrojtjes thuhet se "terroristët në mënyrë cinike dhe të pabesë kanë qëlluar ndaj avionit."

Incidenti vjen më pak se një javë pasi rebelët pro-rusë filluan një seri sulmesh ndaj forcave ukrainase në Aeroportin Ndërkombëtar të Luhansk. Aeroporti mbetet nën kontrollin e forcave qeveritare, ndërsa rebelët kontrollojnë shumicën e pjesës tjetër të qytetit.

Luhansku dhe Donetsku janë dy qytetet lindore të cilat kanë shpallur pavarësinë e tyre nga Ukraina. Dy ditë më parë tanqe ruse kanë kaluar kufirin dhe kanë sulmuar forcat qeveritare