A1 Report - Nis rehabilitimi dhe ripyllëzimi i Parkut Kombëtar të Lurës

2015-08-22 2

Ministri i Mjedisit, Lefter Koka inauguroi fillimin e punimeve për rehabilitimin dhe ripyllëzimin e Parkut Kombëtar të Lurës.

"Në dy dekadat e fundit ajo u shndërrua në simbol të masakrës mjedisore. Me këtë projekt synojmë ta kthejmë Lurën në gjendjen e mëparshme. Do të fillojmë me infrastrukturën hyrëse në Park ku do të rehabilitojmë 20 km rrugë për ta bërë udhëtimin e çdo vizitori, të qetë dhe të sigurt. Pas kësaj do të fillojmë ripyllëzimin me 2 milionë fidanë", tha ministri Koka.

Duke iu referuar projekteve të rehabilitimit që do të vijojnë në javët e ardhshme Ministri i Mjedisit u shpreh për mediat se gjetëm një buxhet të boshatisur, dhe më pak se sa një vit, po zbatojmë projekte që do ta transformojnë tërësisht mjedisin dhe natyrën shqiptare.