'Siguria', Noka:Po hiqni kompetencat e Presidentit, Lutaj: Nuk i ka pasur

2015-08-22 0

TIRANE- Nuk kanë të ndalur debatet në Komisionin e Sigurisë mes opozitës dhe mazhorancës. Shkaku i radhës është bërë prezantimi i projektligjit për Agjencinë e Inteligjencës dhe Mbrojtjes, duke ndryshuar strukturën e re që njihej edhe si SHIU. Zëvendësministri mbrojtjes Dritan Hila tha se ligji i ri ndryshon me 50 % me të vjetrin, dhe e kthen në një drejtori pranë ministrisë këtë shërbim, duke e kthyer në qëllimin kryesor monitorimin e Forcave të Armatosura.

Por deputeti Demokrat Flamur Noka, tha se ky ligj ka si qëllim t'i heqë Presidentit kompetenca të rëndësishme për t'ia dhënë kryeministrit.

Këto akuza u hodhën poshtë nga deputeti Socialist Pirro Lutaj, sipas të cilit "Presidenti nuk i ka pasur asnjëherë këto kompetenca".

Free Traffic Exchange