A1 Report - Ksamil, shembet me tritol godina 4 katëshe, merr flakë pylli

2015-08-22 6

Një objekt katër katësh në ishujt e Ksamilit është shembur me shpërthim të telekomanduar mesditën e sotme.

Godina që shërbente si hotel ishte ndërtuar në breg të detit, ndërsa pronarët nuk posedonin asnjë leje ndërtimi apo dokument pronësie.

A1 Report sjell pamjet e momentit kur pas komandës zjarr, godina katër katëshe u bë rrafsh me tokën. Shpërthimi është realizuar nga punonjësit e Inspektoriatit Urbanistik Kombëtar dhe forcat xheniere, ndërsa i pranishëm në këtë aksion ishte edhe kreu i INUK Zyhdi Dajti.

Ndërkohë menjëherë pas shëmbjes godinës pyjet e zonës janë përfshirë nga flakët e zjarrit që u shkaktuan nga shpërthimi.

Zjarri duke u ndihmuar edhe nga temperaturat e larta po përhapet më shpejtësi, ndërsa për shuarjen e tij pritet ndërhyja nga ajri.