A1 Report - Reformim biletave, Haxhinasto: Qytetarët do të 'blejnë' kilometrat

2015-08-22 1

TIRANE - Reforma në transport do të ketë kryefjalë të saj riformulimin e sistemit të biletimit, ku qytetarët do të blejnë kilometrat përmes biletave dhe do të mund t'i shfrytëzojnë ato në çdo lloj transporti, ashtu siç ndodh në të gjitha qytetet e mëdha urbane në vendet e zhvilluara. Kështu ka deklaruar Ministri i Transportit dhe Infrastrukturës Edmond Haxhinasto gjatë tavolinës për planin e reformimit të transportit. Haxhinasto u tregua i vendosur që të ndalojë mbivendosjet e linjave të transportit mes tyre si dhe të shmangë evazionin fiskal, po ashtu të zëvendësojë mjetet e vjetruara të transportit.

Ministri Haxhinasto preku dhe problematikën e mbivendosjes së linjave të transportit, që sjellin konkurrencën e pandershme, dhe shpenzime që rëndojnë në të gjithë strukturën e funksionimin e transportit në Shqipëri. Një problem tjetër, ai i vjetërsisë së mjeteve ishte një pikë diskutimi

Përmes planit për reformimin, Ministria Transporteve kërkon gjithashtu të riorganizojë operatorët në treg, në mënyrë që në fazën përfundimtare të krijohet një shërbim kombëtar i transportit të qytetarëve. Në krye të reformës mbetet shmangja e humbjeve ekonomike dhe abuzimeve me skemat, si dhe riformulimi në terma teknologjikë i sistemit të biletimit.