A1 Report - Greqi, rrihet barbarisht shqiptari dyshohet se i kanë marrë 4000 Euro

2015-08-22 5

Greqi- Gjendet i rrahur barbarisht në tokën greke shtetasi shqiptar Erjon Çaushaj. 38-vjeçari është gjetur nga policia greke në fshatin Kallpaq pranë Janinës.

38- vjeçari u transportua nga Kakavija me një ambulancë të Gjirokastrës drejt qytetit e Fierit dhe për shkak të gjendjes së rënduar shëndetësore u dërgua në Tiranë për trajtim më të specializuar.

Dyshohet se shqiptari nga Fieri është grabitur e më pas është rrahur, ku autorët mendohet se i kanë marrë rreth 4000 Euro.

Të paktën kështu deklaron bashkëshortja e 38-vjeçarit, e cila thotë se burri i saj kishte me vete shumën e lartpërmendur. Ajo kërkon nga autoritetet që çështja të zbardhet sa më shpejt.

Free Traffic Exchange