Investitorë turq të interesuar për investim në Maqedoni

2015-08-22 2

Industria e tekstilit, përpunimit të metalit dhe industria e automobilave si dhe ndërtimtaria janë sektorët në të cilët biznesmenët turk shohin potencial për të investuar në Maqedoni. Ata thonë se Maqedonia ka potencial, ndërsa në vitet e fundit ka edhe klimë të mirë të biznesit.

'Këtu isha para 6 viteve dhe shoh që shumë gjëra janë ndryshuar, ndërsa shkëmbimi tregtar është rritur. Biznesmenët kanë ardhur ta vëzhgojnë terrenin. Ka prej gjithë sektorëve, makineri, metalurgji, xehetari dhe të gjithë të interesuar tjerë', tha Halid Inçi -- Kryetar i bordit të drejtorëve të MUSAID -- Turqi.

Një pjesë e mysafirëve shohin mundësi të mirë për të fituar edhe në hekurudhë. Thonë, ka ambient për punë, duke filluar nga infrastruktura deri tek revitalizimi i kapaciteteve ekzistuese.

'Komunikacioni hekurudhorë në Maqedoni gjithmonë ka potencial për zhvillim dhe ne këtë potencial tanimë e shohim. Ne jemi të interesuar të investojmë në Maqedoni me çka do të mundësojmë zhvillimin e vendit', u shpreh një biznesmen nga Turqia.

'Për herë të parë në tremujorin e parë të vitit 2014-të është shënuar rritje prej 20% në këmbimin tregtarë mes dy vendeve. Këmbimi është rreth 152 milion dollarë amerikan, ku 26 janë në pjesën e eksportit nga Maqedonia dhe 126 milion dollarë në pjesën e importit', tha Sofçe Jovanovska -- Oda ekonomike.

Këmbimi tregtar mes Maqedonisë dhe Turqisë vitin e kaluar ka qenë rreth 380 milion dollarë amerikan. Verica Pavllovski