A1 Report - Çifti anglez që përjeton ditë e dasmës për të 66-n herë

2015-08-22 7

Ky çift të martuarish të quajtur Alex Pelling dhe Lisa Gant kanë zhvilluar ceremoninë e 66-të të dasmës së tyre, në ndalesën e fundit të listës së tyre për vendet më të bukura ta dasmave, në Karachi, Pakistan.

Në 2011 Alex dhe Lisa vendosën të hiqnin dorë nga rutina dhe punët e përditshme dhe ju përqëndruan një stili jetese për të zhvilluar ceremoni dasmore në të gjitha vendet më të bukura dhe interesante të botës.

Ata shkruajnë për çdo vend dhe ceremoni që zhvillojnë në blogun e tyre '2people1life', 2 njerëz një jetë. Ata kanë zhvilluar ceremoninë e parë të dasmën në vendlindjen e tyre Didsbury të Anglisë dhe që nga atëherë kanë provuar vende të reja si Las Vegasi, Translivania dhe Maroku.

Në ceremoninë e dasmës në Karaçhi, shtëpia është dekoruar me trëndafila dhe rregulluar sipas arredimit dhe muzikës tradicionale. Gjithashtu dhe hyrja e nuses dhe dhëndrit bëhet sipas ritualeve me kërcimet, zbukurimet dhe urimet e rastit.

Për të dy kjo është një ndër ceremonitë më të bukura për t'u kujtuar. Alex është shprehur për televizionin lokal palestinez, se edhe pas 65 ceremonive për ta është njësoj si hera e parë, po aq e pabesueshme dhe po aq e veçantë. Ai u shpreh se ndiheshin shumë të lumtur dhe të bekuar që kishin patur mundësinë për të patur një eksperiencë kaq fantastike.

Ndërsa Lisa u shpreh se ndihej me fat që kishte realizuar një ëndërr kaq të bukur duke përjetuar emocione dhe kultura të ndryshme të botës dhe se mezi po priste për udhëtimin e radhës në Indi.

Organizuesit e ceremonisë thanë gjithashtu se qëllimi i tyre ishte prezantimi sa më i mirë dhe në detaje, për të përfaqësuar kulturën dhe traditat pakistaneze. Ata ishin të lumtur që vizitorët e vendit të tyre nuk kishin hasur në probleme dhe kishin kaluar qëndrim të qetë.

Në një postim në faqen e tyre të facebook-ut ata shkruanin se pasi kishin udhëtuar mbi 120,000 km në tre vjet, kishin vizituar 50 vende të ndryshme dhe kishin organizuar 66 ceremoni dasmore, kamioni i tyre i quajtur "Peggy" ishte prishur duke i lënë në mes të rrugës në Pakistan. Tani ata po mendojnë nëse duhet të ndalojnë apo ta vazhdojnë udhëtimin e tyre.