A1 Report - Basha uron besimtarët nga Kisha e Laçit

2015-08-22 5

I drejtohen kodrës mbi qytetin e Laçit, duke besuar në mrekullitë e kishës së Shna Ndout.

Janë me mijëra peligrinë nga çdo besim fetar, qytet apo krahinë, të cilët luten për më shumë mbarësi. Nata e 12 qershorit është momenti kulminant i këtij peligrinazhi, që konsiderohet si unik në Ballkan e ndoshta edhe me gjerë.

Nuk ka asnjë dyshim, kisha e Shna Ndout është vend i veçantë, e lutjet vinë nga të katër anët e vendit. Besimi në këtë vënd të shenjtë është i patundur shprehen besimtarët.

"Ku vend ka dhënë prova që i kam parë me sytë e ballit, ku kanë ardhur të sëmurë e kanë ikur me këmbët e veta",-kanë thënë banorët.

Mes mijëra besimtarëve në pelgrinazh ka marrë pjesë edhe kreu i opozitës, Lulzim Basha , i cili ka uruar të gjithë besimtarët e krishterë për këtë festë të madhe.

"Një urim për të gjithë besimtarët që kanë bërë peligrinazhin në kishën e shën Naumit, në veçanti për ata që kanë ardhur sot kështu por edhe për të gjithë besimtarët katolik anë e mbanë shqipërisë, për gjithë besimtarët e zotit për gjithë shqiptarët i ndihmoftë kjo ditë të madhe",-është shprehur Basha.

Fjetja në malin ku ngrihet kisha e Shna ndout është veçoria e peligrinazhit 13 javor në këtë vend të shenjtë, e megjithëse brenda ambjenteve vendet nuk mjaftojnë për të gjithë pelegrinet, afërsia me kishën i bën ata të ndjehen në zemër te saj.

Gazetar: Elker Bushkolaj