ITALI -- Mbi një ton marijuanë është sekuestruar pranë brigjeve të Puglies në Itali, me një vlerë mbi 1 milionë euro. Sipas mediave italiane droga vinte me skaf nga Shqipëria dhe në pranga kanë rënë dhe dy skafuistët, një 24-vjeçar shqiptarë dhe një italian nga Manfredonia 45 vjeç.