A1 Report - Ksamil, shembet me tritol godina 4 katëshe, merr flakë pylli

2015-08-22 0

Një objekt katër katësh në ishujt e Ksamilit është shembur me shpërthim të telekomanduar mesditën e sotme.

Godina që shërbente si hotel ishte ndërtuar në breg të detit, ndërsa pronarët nuk posedonin asnjë leje ndërtimi apo dokument pronësie.

A1 Report sjell pamjet e momentit kur pas komandës zjarr, godina katër katëshe u bë rrafsh me tokën.
Shpërthimi është realizuar nga punonjësit e Inspektoriatit Urbanistik Kombëtar dhe forcat xheniere, ndërsa i pranishëm në këtë aksion ishte edhe kreu i INUK Zyhdi Dajti.

Free Traffic Exchange