MIRDITE -- Një ngjarje thuajse e pazakontë...por mëse tragjike ka ndodhur në Mirditë. Mëngjesin e kësaj të premteje 40-vjeçarja Prena Marku ka gjetur vdekjen, ndërsa mbesa e saj 18-vjeçare Rezarta Marku është plagosur... dhe kjo nga pakujdesia e bashkëshortit të 40-vjeçares.
Teksa pastronte armën e gjahut plumbi i ka marrë jetën gruas dhe ka plagosur mbesën, çka nuk është përballuar dot prej tij.
52-vjeçari Ndue Bisaku, me origjinë nga Kosova pas kësaj ngjarjeje tragjike ka tentuar të vrasë veten me thikë.
Vrasja ndodhi në fshatin Konaj në komunën Fan.