A1 Report - Vendimi skandaloz, hiqet emri i gjyqtarit, liroi baronin e drogës

2015-08-22 7

TIRANE- Zbulimi i rrjetit të trafikut të kokainës Amerikë e Jugut-Kosovë-Shqipëri-BE, duket se ka zbuluar një skandal të ri të gjyqësorit. Gjykatësi që një muaj para zgjedhjeve të 23 qershorit bllokoi ekstradimin e Gëzim Çelës, i dënuar me 19.8 vite burg në Itali, ka fshehur të gjitha të dhënat e veta në publikimin e vendimit në faqen e Gjykatës së Apelit në Tiranë. Ky veprim ka parashikuar edhe fatin e vendimit të dytë të gjykatës së Tiranës ku Apeli ktheu dosjen, duke vulosur lirimin e Çelës.



Një vendim i Apelit Tiranë i marrë 1 muaj para zgjedhjeve elektorale të 23 qershor, ka kthyer mbrapsht ekstradimin e baronit të drogës Gëzim Çela, i cili më pas ka fituar lirinë. Çështja me numër akti 62 është rregjistruar në gjykatën e Apelit Tiranë në 20 shkurt 2013, ndërkohë në muajin maj, një muaj para zgjedhjeve është vendosur të jepet vendimi për rrëzimin e ekstradimit në Itali të supertrafikantit nga Laçi dhe urdhërimin e rigjykimit të çështjes në gjykatën e Tiranës.

Pikërisht kjo gjykatë, ka vendosur më pas të lirojë Gëzim Çela, duke i ndryshuar masën nga "arrest në burg" në "arrest shtëpie". Ajo që mbetet mister në gjykatën e Apelit është fakti se gjyqtari relator, që ka shqyrtuar dosjen në ngarkim të Çelaj, është kujdesur mjaft mirë duke fshirë emrin nga ekstrakti i kësaj çështje dhe lënë bosh atë. Siç duket, vetë gjyqtari nuk ka dashur të ekspozohet publikisht në këtë çështje. Çela rezulton i dënuar me 19.9 vite në Itali për veprat penale të "Shfrytëzimit të prostitucionit në rrethana rënduese", "Organizata kriminale", "Ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit", "Mbajtje pa lejë e armëve luftarake". Prej dy ditësh Policia e Shtetit është vënë në ndjekje të tij.

Trafik nga shtëpia
Gëzim Çela, 46-vjeçari nga Fushë-Kuqe e Laçit, ka drejtuar trafikun ndërkombëtar të heroinës dhe kokainës nga vila e tij. Pikërisht në shtëpinë super luksoze në Laç dhe në Tiranë, Çela ka qëndruar nën masën e "arrestit në shtëpi" në pritje të ekstradimit të tij në Itali, ku rezultonte i dënuar me 19.9 vite burg për katër akuza. Gazeta "Shqiptarja.com" zbulon se lirimi nga qelia i të kërkuarit nga drejtësia italiane është bërë nga gjykata e Tiranës, fill pasi në muajin maj 2013 Gjykata e Apelit vendosi të kthejë çështjen e ekstradimit të tij për rigjykim në shkallën e parë.

Sot e kësaj dite, Gëzim Çela, ndodhet në gjykim për t'u ekstraduar në Itali dhe në pritje të vendimit. Procesin e dytë që prokuroria ka ngritur kundër tij ai e ka ndjekur nga vila e tij në Fushë-Kuqe, ku qëndronte nën masën e "arrestit në shtëpi". Mësohet se në seancat e para të këtij gjykimi, Çela është shoqëruar në ambientet e gjykatës së Tiranës, nga forcat e komisariatit të Laçit, të cilat ishin ngarkuar për transportimin e tij në gjykatë. Seanca e fundit kundër tij është zhvilluar në datën 11 qershor 2014, ku gjyqtari Altin Abdiu ka vendosur të shtyjë gjyqin, duke i lënë kohë prokurores së çështjes të japë konkluzjonet përfundimtare, të cilat janë parashikuar për t'u dhënë në datën 25 ...

Free Traffic Exchange