A1 Report - Magjistari rituale per te ndihmuar Brazilin ne fitoren e Kupës se Botes

2015-08-22 10

Magjistari i njohur si Chik Jeitoso ka performuar jashtë stadiumit Curitiba Baixada në Brazil duke shpresuar se magjitë e tij do të ndihmojnë skuadrën të jetë pjesë e finalisteve të Kupës së Botës.

I përshkruar nga një gazetë braziliane si një ndër magjistarët më të zgjuar, ai është njëkohësisht dhe një ndër më paqësorët. Duke thithur pipën e tij, 45 vjeçari krejt i qeshur shpjegon sesi magjia e tij e quajtur Bruxo -- një magji e krijuar nga bashkimi i influencave latine dhe afrikane, mund të nxjerrë Brazilin fituese të Kupës së Botës.

Skuadra e Luiz Filipe Scolari-t luajti më 12 qershor ku fitoi kundër Kroacisë me rezultatin 3-0 dhe ndiqet nga grupet si Kameruni dhe Meksika. Ndaj duket se ritualet magjike që po bëhen në të gjithë vendin, po japin sukses. Magjistari Jeitoso shpjegon se Brazili ka nevojë për magjinë e tij pasi në të gjithë botën po bëhen rituale për skuadrat kombëtare dhe ai po e mbron skuadrën e tyre kundër çdo të papriture, duke shpërndarë forcë dhe pozitivitet për të gjithë lojtarët. Ai është përqëndruar sidomos në mbrojtjen dhe transmetimin e energjive për Neymarin, që sipas tij është ylli dhe shpirti i skuadrës.

Ndërsa ai ndez qirinj me ngjyrën e flamurit brazilian dhe ka pranë këpucën me dyllë të Neymar dhe dorën e portierit Julio Cesar shpjegon se është e rëndësishme mbrojtja e të dyve pasi duhen bërë gola por dhe nuk duhet lejuar që të hyjnë gola në portën e Brazilit.

I lindur në Parana, magjitë e Jeitosos mund të duken jashtë mode por në të vërtetë ai është një magjistar modern me programin e tij në radio dhe llogarinë në Twitter.

Free Traffic Exchange