Kryetari i opozitës dhe njëkohësisht kryetari i bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha, i shoqëruar edhe nga deputeti Aldo Bumçi, ka zgjedhur Kishën e Laçit për të festuar 40-vjetorin e lindjes, si për të marrë një ogur të mirë për betejat e radhës politike. Në natën ku pelegrinazhi kulmon pas ritualit të 13 të martave, Basha i cili nuk e ka për herë të parë vizitën në vendin e shenjtë, uroi të gjithë shqiptarët që të gjejnë paqe dhe ndihmën tek kjo ditë e madhe.
Ndërkohë lumi i pelegrinëve drejt malit të Laçit ka nisur që nga pasditja e djeshme. Dita e 13 qershorit e njohur si dita e Shna Nduot të Padovës së Kishës së Laçit përkon me përfundimin e ritualit të 13 të martave. Me besimin tek ky vend i shenjtë, pelegrinë të ardhur nga të gjitha zonat e vendit dhe më gjerë, kanë kaluar natën tek Shtatorja e Kishës.
Për mbarëvajtjen e kësaj dite u morën masa nga policia, zjarrfikësit dhe shërbimi shëndetësor, ndërkohë që u regjistrua numër rekord pelegrinësh, rreth 1 milionë vizitorë.
Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/