Partia Socialiste festoi sot 23-vjetorin e themelimit të saj. Në kuadër të kësaj date të rëdësishme për të gjithë socialistët, PS zhvilloi një pritje në mjediset e lulishtes së Muzeut Kombëtar, pjesë e së cilës ishin personalitete të larta të vendit.
Kreu i kësaj partie dhe kryeministri Rama në fjalën e tij të rastit tha se në këtë përvjetor PS ka hapur një kapitull të ri bashkimi duke u dhënë fund dasive. Sipas tij ishte pikërisht bashkimi në një çati që solli të majtët në pushtet, e në këtë mënyrë i dha fund vjedhjes së votës dhe ktheu normalitetin në vend.
Kryeministri theksoi se kjo mazhorancë do t'i japë Shqipërisë dinjitet të plotë në marrëdhëniet ndërkombëtare. Sipas kryeministrit, "Shqipëria sot ka filluar të thotë atë që bën, sepse kjo aleancë qeverisëse bën atë që thotë".
Teksa komentoi mungesën e kreut të opozitës, Lulzim Basha, Rama tha se po të ishte i pranishëm do ngrinte edhe një dolli për të, meqë sot ka 40-vjetorin e lindjes. Rama apeloi t'i jepet fund luftës së ftohtë në politikë, ndërsa shtoi se ai do të merrrte pjesë në Rama festën e PD-së, nëse do të ftohej.
Partia Demokratike në këtë ceremoni u përfaqësua nga ish-deputeti Tritan Shehu, i cili për mikrofonin e Ora News i uroi PS 23 vjetorin e themelimit.
Në ceremoni merrnin pjesë edhe përfaqësues nga trupi diplomatik, komunitetet fetare, përfaqësues të medias, familjarët e viktimave të 21 Janarit.
Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/