A1 Report - 23-vjet PS, Rama: Keqardhje që s'erdhi Basha,jo më sherr politik

2015-08-22 1

TIRANE- Në 23-vjetorin e Partisë Socialiste, kreu i kësaj force politike Edi Rama është ndalur tek çështja e integrimit evropian të vendit, duke u shprehur se marrja e statusit të vendit kandidat në qershor do të jetë shtysë drejt një fillimi të ri për vendin. Duke shprehur besim për një vendim pozitiv të vendeve të BE ndaj Shqipërisë, kryeministri Rama tha se mes mazhorancës e opozitës s'duhet të ketë më luftë të ftohtë, tani që vendi synon të jetë pjesë e BE. Ndërkaq, kreu i qeverisë shprehu keqardhje për mungesën në këtë aktivitet festim të kreut të PD-së, duke u shprehur se "do ngrija një dolli për 40-vjetorin e tij".

Kreu i qeverisë ndërkaq, theksoi përpjekjet e bëra nga qeveria shqiptare në realizimin e reformave dhe përmbushjen e rekomandimeve.

"Ndarja e re e partive zhvillohet prej mbi dy dekadash mes klasave politikeve, ata që ishin fëmijë kur ra diktatura, sot janë të ndikuar nga helmi i ndasisë. Të shpresojmë se Evropa do jetë e çliruar nga ata që ndikuan në vendimin e padrejtë në dhjetor. Kemi besim të madh se gjërat do të ndryshojnë në Shqipëri në të ardhmen. Ka filluar puna për mbledhjen e fundgushtit në Gjermani me kryeministrat e rajonit. Hollande u shpreh i mbresuar nga puna e bërë për reformën territoriale. Shqipëria ka filluar të bëjë atë që thotë. Ky është vetëm fillimi. Sot urojmë nga zemra që statusi të vijë si shtysa e një fillimi të ri në rrugën e ndarë, por jo të kundërt me opozitën për të futur vendin në BE. Më shumë debate për problemet, dhe me pak sherre dhe debate për integrimin", tha kryeministri Rama.

Këtë qëndrim e ka shprehur kryeministri Rama në aktivitetin e organizuar në ambientet e "Muzeut Kombëtar" për 23-vjetorin e Partisë Socialiste. Lidhur me këtë ditë, kreu i kësaj force politike Edi Rama tha se kjo ditëlindje i gjen në drejtim të vendit. Në fjalën e tij kryeministri tha se "u hap një kapitull i ri premtues bashkimi", ndërsa theksoi se duhet të vijojnë përpjekjet për të ecur përpara. Por dhe në të njëjtën datë të lindjes së liderit të opozitës Lulzim Basha.

"Mbyllim nja kapitull ndarje, dhe hapim një kapitull premtues bashkimi. Kjo është një ditë e shënuar për të gjithë ne socialistët dhe progresistët. Sot nuk jemi më që të gjithë në njëjtën parti. Kjo ditëlindje na gjen në drejtim të vendit. Do të përpiqemi të gjejmë rrugën e duhur drejt ecjes përpara. Shqipëria u çlirua nga vjedhja e votave", tha kryeministri Rama.

Në këtë përvjetor të 23-të të themelimit, PS ka mbledhur bashkë "Muzeun Kombëtar" gjithë politikën, ku të pranishëm janë edhe përfaqësues nga trupi diplomatik, komunitetet fetare, familjarët e viktimave të 21 Janarit.

Për të gjithë të ftuar të pranishëm në këtë 23-vjetor, u përcollën me video-projektor pamje të ndryshme, për arritjet e PS-së, si dhe për fitoren e zgjedhjeve të 23 qershorit. Nga opozita i pranishëm në këtë aktivitet, ishte deputeti Tritan Shehu, ndërsa u vu re mungesa e kreu të PD-së, Lulzim Basha. Ftesë për të marrë pjesë në këtë ceremoni kishte edhe ish-kreu i P...