A1 Report - Vila e baronit të drogës Gëzim Çela...edhe laborator kokaine!!!

2015-08-22 1

TIRANE -- Gëzim Çela, i cilësuar nga mediat italiane si "baroni i drogës" e kishte shndërruar banesën e prindërve në zonën e Fushë-Kuqes në Mamurras, në një laborator kokaine, të cilën e trafikonte në vendet e Bashkimit Europian...dhe ajo që mbeste..për klientët e ashtuquajtur "VIP" të kryeqytetit. Gjithçka u zbulua pas arrestimit të një korrieri në Morinë me 7 kg kokainë nga Kosova drejt Shqipërisë, duke u zbardhur një rrjet i tërë trafiku i djretuar nga Gëzim Çela. Operacioni antidrogë u realizua në bashkëpunimin me policinë e Kosovës duke shënuar shifra rekord të sekuestros: mbi 57 kilogramë kokainë, 18 kilogramë heroinë, 150 kg marijuanë, 9 armë të tipeve të ndryshme, 3 snajpera, granada, eksploziv dhe makina të blinduara

A1 Report siguron pamje të vilës 3 katëshe në Mamurras në të cilën jetonte babai i Gëzimit, Xhemal Çela, e cila shërbente si laborator Kokaine..madje kishte dhe disa kulla vrojtimi të sofistikuara. Në banesë policia gjeti 20 bidona aceton që përdoren për përzierjen e drogës dhe 300 litra përzierës.
Gëzim Çela u arrestua në Rinas më 21 Shtator 2012, ndërsa tashmë rezulton i shpallur në kërkim. Ish shefi i policisë megjithëse i arrestuar në vitin 2012 dhe i kërkuar me kartelë të kuqe nga autoritet italiane të cilat e konsideronin "Baron të Drogës", nuk u ekstradua asnjëherë nga autoritet shqiptare. Por si është historia e "baronit" të drogës dhe "fitorja" me drejtësinë shqiptare

Gëzim Çela tanimë njihet si biznesmen, ku drejton bashkë me familjen e tij një supermarket "Miges" në lagjen Don Bosko në Tiranë, ku edhe banon. Menjëherë pas zbulimit të "vilës laborator", policia kreu kontrolle në banesën e tij në kryeqytet dhe shoqëroi bashkëshorten e Celës. Policia ka marrë në pyetje bashkëshorten e Gëzim Çelës ndërsa i është vënë sekuestro preventive supermarketit në pronësi të tij. Në banesën e tij në lagjen Don Bosko në Tiranë policia gjeti 2 pistoleta, një sasi të konsiderueshme ora, bizhush dhe sende të tjera me vlerë që janë sekuestruar në cilësinë e provës material.



Si u zbulua "vila laborator" dhe rrjeti i trafikut të drogës Kosovë-Shqipëri?

Gjithcka u zbulua falë një superoperacioni t? p?rbashk?t antidrog? ndërmjet Policis? s? Shtetit dhe Policis? s? Kosov?s, n? bashkëpunim dhe me agjenci t? tjera ligjzbatuese, të cilat sekuestruan mbi 57 kilogramë kokainë, 18 kilogramë heroinë, 150 kg marijuanë, 9 armë të tipeve të ndryshme, 3 snajpera, granada, eksploziv dhe makina të blinduara.

Katër persona janë arrestuar ndërsa rrjeti i drogës drejtohej nga Gëzim Çela, ish shefi i policisë.
- See more at: http://www.shqiptarja.com/home/1/vila-e-baronit-t--drog-s-g-zim--ela---edhe-laborator-kokaine----219638.html#sthash.X8xmGf48.dpuf

Free Traffic Exchange