Një muaj e 2 ditë pas rrëzimit në plazhin e Divjakës, avioni i Pilotit Italian Giorgo Riformato mbetet një ekuacion pa zgjidhje për mënyrën se si do lëvizet nga plazhi drejt një vendi ruajtje. Burime për "A1 Report" nga Prokuroria e Krimeve të Rënda thanë se me anë të dy shkresave zyrtare i janë drejtuar Shtabit të Përgjithshëm për të lëvizur provën material avionin tip "Piper" drejt një vendi ruajtje në bazat ushtarake, por ende nuk kanë marrë asnjë përgjigje.
Avioni aktualisht konsiderohet provë materiale dhe duhet ruajtur si i tillë deri në përfundim të procesit gjyqësor, ku të pandehur janë deri më tani 4 persona dhe dy të tjerë rezultojnë në kërkim.
Por si mund të lëvizet avioni model "Piper I-GRMP" i cili në gjendjen që është peshon 912 kg nga plazhi. Për shkak të krahëve me gjatësi afro 10 metër, ky avion nuk mund të lëvizet në rrugë tokësore duke u vendosur mbi një kamion.