TIRANE - Në pritje të ndeshjes së parë Brazil-Kroaci, në emisionin "Pasdite me Botërorin", nën moderatorët Andi Kapxhiu dhe Dorina Mema, risia më e re e sjellë nga A1 Report për Botërorin Majmuni Iva e ka bërë parashikimin e saj për sfidën e parë.
Majmunit Iva i janë ofruar dy banane, një me flamurin e Kroacisë, një me flamurin e Brazilit, ajo ka zgjedhur si fitues të ndeshjes së sotme ekipin e Brazilit.
A do i dalë parashikimi?! Kjo mbetet për t'u parë në fund të ndeshjes së sotme e cila starton në 22:00.
Majmuni Iva do të japë parashikimet e tij 'të goditura' lidhur me fituesin e çdo sfide të evenimentit më të madh futbollistik.
Iva do të zgjedhë çdo ditë bananen e tij të preferuar duke zgjedhur kështu dhe ekipin fitues të çdo sfide të këtij Botërori.
Megjithatë krahas Ivës në emision do të jenë të ftuar edhe të ftuar të shumtë që do të bëhen pjesë e këtij emisioni nëpërmjet opinioneve dhe analizave për ndeshjet e futbollit dhe skuadrat pjesëmarrëse në botëror. Të ftuarit e përhershëm do të jenë gazetari sportiv Lirim Zalla si dhe aktori dhe skenaristi Bujar Kapexhiu. Në emisionin e sotëm është i ftuar edhe gazetari sportiv Altin Shordi.
"Pasdite me Botërorin" do të jetë çdo ditë Live, në ekranin e A1 Report nga ora 16:30-18:00 përgjatë të gjithë Brazil 2014 dhe bashkë me të edhe parashikimet 'e goditura' të majmunit Iva. - See more at: http://www.shqiptarja.com/home/1/bot-rori-2014-majmuni-iva--parashikon-sonte-fiton-kroacia-219700.html#sthash.qfeRoQeR.dpuf