Lezhë, tregu i mbyllur pavarësisht marrëveshjes, tregtarët: Tatim-taksat me dy standarde

2015-08-22 3

Lezhë- Ndonëse u deklarua zyrtarisht arritja e një marrëveshje mes tregtarëve të Lezhës dhe tatimeve, sërish ka vijuar të jetë i pranishëm konflikti.

Dhe pse disa prej tregtarëve i kanë hapur dyqanet, policia nuk ka lejuar hapjen e dyerve të tregut, kjo pasi tatimet nuk i lejojnë ata të fillojnë punë pa u regjistruar të gjithë.

Kjo i ka irrituar sërish tregtarët, të cilët kanë hedhur një lumë akuzash ndaj drejtorit të Tatim-Taksave në Lezhë,Arjan Barbullushi, duke e akuzuar atë se po punon me dy standard, pasi disa i favorizon dhe disa të tjerë i ndëshkon.

Më shumë vizitoni:
http://www.oranews.tv/