Tiranë - Mosreagimi i Qeverisë për grevën e urisë që tashmë numëron 16 ditë, i ka bërë ish-të përndjekurit grevistë të kyçin edhe një herë Institutin që në orët e para të mëngjesit.
Sot, në çadrat e tyre, ish-të përndjekur, por edhe të larguar nga administrata, u bënë bashkë në një protestë përpara nisjes së seancës parlamentare.
Më herët, grevistët kërcënuan se do të digjnin makinat e deputevëve, ndërsa këtë të enjte, jo vetëm punonjës së Gardës, por edhe "blutë" e Tiranës ishin prezentë përgjatë gjithë rrugës së Elbasanit.
Më shumë vizitoni:
http://www.oranews.tv/