TIRANE - Përfaqësuesi i Bashkimit Evropian në Shqipëri Clive Rumbold, duke vënë theksin tek sistemi i drejtësisë, tha se BE i kushton një rëndësi të veçantë gjyqësorit dhe se është e gatshme të ofrojë mbështetjen për përmirësimin e këtij sistemi.
Rumbold theksoi se drejtësia duhet të jetë e pavaruar ndërsa ftoi zyrtarët të rishikojnë progres raportet e KE-së së tetorit dhe të qershorit për të parë sfidat e Shqipërisë, ku pjesë e tyre është edhe reforma në gjyqësor.
"Bashkimi Evropian i jep rëndësi të veçantë sistemit të drejtësisë dhe sundimit të ligjit. Ky sistem gjyqësor duhet të jetë i pavarur. Për këtë BE, ofron mbështetje për përmirësimin e sistemit të gjyqësorit. Ccdo vit KE përgatit një raport lidhur me efikasitetin e sistemit të drejtësisë. Kjo tregon rëndësinë fare qartë sundimin e ligjit në politikën e BE-së. Dëshiroj t'ju ftoj të shkoni në faqen e internetit të KE dhe të lexoni faqen 23 të raportit të tetorit në lidhje me Shqipërinë dhe atë të publikuar më herët për të parë sfidat e Shqipërisë." u shpreh Rumbold
Këtë deklaratë, përfaqësuesi i BE-së e bëri në një konferencë për sistemin e drejtësisë në Shqipëri. Bashkimi Evropian dhe raportet e KE-së, kanë cilësuar si shumë të rëndësishme reformën në sistemin gjyqësor për të përmirësuar këtë sistem si dhe pavarësinë e tij.