TIRANE - Ish kryeministri Berisha duke folur në 23 vjetorin e themelimit të Partisë Socialiste, tha se nuk ka asnjë socialist anëtar të kësaj partie.
Duke folur në senacën parlamentare Berisha tha se 23 vjet më parë PS vetëm ndryshoi emrin e Partisë Komuniste. Ai shtoi se në krye të PS janë persona të lidhur me mafian dhe që kërkojnë të pasurohen.
Ai shtoi se në krye të PS janë persona të lidhur me mafian dhe që kërkojnë të pasurohen.
"Sot shqiptarët kanë një ditë tjetër, atë të 23 vjetorit të PS. E mbledhur në një kongres në Pallatin e Kongreseve, vendosi të ndryshojë emrin duke ruajtur të gjithë trashëgimin e Partisë Komuniste. Partia Socialiste ka të drejtë të festojë reformimin e saj dhe të anëtarëve. Sot kjo parti feston si anëtare e Internacionale Socialiste, merita këto të PS. Por duke formuluar për ju urimet më të përzemërta, mund të them që kjo ditë është ajo që ju prisni. Jo, hidhni sytë mbrapa, nëse gjeni gjurmë socialisti. Hidhni sytë nëse ndonjëri nga këto është i lidhur më shumë me partti të tjera se me PS, për të mos përmendur zhargonin banal të kryetarit të saj ndaj anëtarëve. Për të folur për kokat e PS. Më thoni a nuk ju premtuan shërbim shëndetësor falas, legalizime falas, ulje të ccmiimt të energjisë, a nuk premtuan ulje të ccmimit të ushqimeve, a nuk premtuan punësime dhe punësuan vetëm sojin e tyre? Ku jeni sot? As guxoni të flsini sepse në krye të PS keni një mafie të vërtetë. Ccdo të enjte dalin këtu dy-tre vetë, përdhunues e trafikantë. Nëse ju ndiheni se këta janë socialistë ju kërkoj falje. Këta janë vetëm për të pasuruar veten dhe klanin e tyre. Sepse nuk ju mjafton vjedhja që bëjnë." tha Berisha
Gjithashtu duke qenë se sot shënohet 15 vjetori i ndërhyrjes së NATO-s në Kosovë, Berisha theksoi rolin e Ibrahim Rugovës dhe Adem Jasharit për pavarësinë dhe krijimin e shtetit kosovar, si dhe progresin e arritur.
"Sot është dita për të shprehur nderimin tonë për Ibrahim Rugovën, burrin legjendar të Kosovës, heroin Adem Jashari. Mirënjohjen më të madhe shkon për NATO e SHBA të cilat zmbrapsen serbinë. Kosova ka bërë progres në perspektivën e saj evropiane." shtoi Berisha.
Kuvendi ka nisur seancën e radhës plenare pas mbledhjes së Konferencës së Kryetarëve. Ndër pikat kryesore të cilat do të shqyrtojë sot Kuvendi është raporti përfundimtar i komisionit hetimor mbi akuzat e ngritura nga opozita lidhur me përfshirjen e ushtrisë në trafikimin e lëndëve narkotike. Sipas programit të miratuar nga Kuvendi, Ermonela Felaj, Deputete e Partisë Socialiste, njëherazi edhe kryetarja e komisionit Hetimor do të parashtrojë rezultatet e gjetura gjatë punës së komisionit.
Diskutohet projektligji për pagat e Autoritetit të Mbikqyrejs Financiare
Pika e parë e dikutimit ka qënë "Për pagat, shpërblimet dhe strukturat e institucioneve të pavarura kushtetuese dhe të institucioneve të tjera të pavarura të krijuara me ligj" të ndryshuar", ose për Autoritetin e Mbikqyrejs Financiare.
Ora 11:15 Shehu: Projekligji për AMF i papërshtatsh...