TIRANE - Arben Frroku, personi i cili ndodhet pas hekurave për vrasjen e ish kryepolicit të Kombinatit, Dritan Lamajt, Shkurtin e një viti më parë, replikon me prokurorin e Krimeve të Rënda në sallën e gjyqit duke thënë se dhe 5 mijë dëshmitarë të sjellësh në proces nuk e implikojnë dot me vrasjen e Lamajt.
Ndërsa gjykata ka vazhduar procesin me marrejn e dëshmivë të 4 dëshmitarëve mes tyre Arianit Arapin, ish-shefin e Krimeve në komisariatin e Kombinatit ku ka shërbyer Lamaj si dhe shtetasen Ilivera Luka, e cila një ditë pas ngjarjes ka dëshmuar tek Krimet e Rënda detaje të rëndësishme të hetimit.
Ish-shefi Krimeve të Kombinatit deklaroi para gjykatës se pak orës pas vrasjes së kolegut të tij Dritan Lamaj ai është kërcënuar me një mesazh në telefon ku thuhet "Dritani prehet i qetë, tani është radha jote".
I pyetur se kush mund t'ia ketë dërguar këtë mesazh Arapi u shpreh, se ndoshta dikush nga Pogradeci për shkak të punës ku ai ishte transferuar si oficer policie , ndërsa kërkon që kjo çështje të zbardhet nga drejtësia.
Sakaq në lidhje me të pandehurin Arben frroku, Arapi u shpreh se ka patur njohje të mëparshme dhe s'mendon se mesazhi t'i jetë bërë nga ai, pasi dhe konflikte s'ka patur asnjëherë.
Për dëshminë e Olivera Lucës, prokurorët e Krimeve të Rënda kërkuan kundërshtim të saj pasi kjo dëshmitare në ndryshim nga deklarimet e dhëna me vullnetin e saj të lirë një ditë pas vrasjes së Lamajt, sot në gjykatë u shpreh se s'mban mend asgjë, veç faktit se ka dëgjuar krisma.
E pyetur nga prokurori Martini, nëse kjo dëshmitare është kërcënuar ajo u përgjigj jo, por menjëherë ka ardhur dhe replikimi nga Arben Frroku duke i thënë prokurorit se "Dhe 5 mijë dëshmitarë të sjellësh s'më implikon dot me këtë ngjarje".
Dritan Lamaj u ekzekutua rreth një vit më parë, ndërsa aktualisht për ngjarjen person i dyshuar është Arben Frroku, i cili u arrestua në Selanik të Greqisë e më pas u ekstradua për llogari të drejtësisë shqiptare.
Senaca e radhës do të mbahet më 18 Qershor, ku akuza kërkoi marrjen e dëshmisë nga 12 dëshmitarët e fundit mes tyre dhe cifitit të bashkëshortëve Ndoka, me gjeneralitete të ndryshuara për shkak të statusit si dëshmitar i mbrojtur.