Tepelenë, asgjesohen me djegie 12 mijë fidanë kanabis sativa

2015-08-22 2

Tepelenë-Rreth 12 mijë fidanë kanabis janë assgjësuar me anë të djegies gjatë operacionit të Koduar "Drimua". Në operacionin e zhvilluar në kanionet e fshatit Progonat të Komunës Kurvelesh të rrethit të Tepelenës kanë marrë pjesë mbi 100 forca policie të komisariatit të Policisë Tepelenë, dy grupe të FNSH dhe forca të Drejtorisë së Policisë së Qarkut Gjirokastër.
Gjatë operacionit të zhvilluar në tre faza, në tre zona të kanioneve janë asgjësuar 500 fidanë kanabis të kultivuar në gota plastike gati për tu hedhur në tokë në vendin e quajtur Backovë, në kanionet e fshatit Progonat. Më në thëllësi të kanioneve u gjet një serë me 4000 fidanë kanabis të kultivuar në gota plastike gati për t'u hedhur në tokë.Dhe në fazën e tretë në vendin e quajtur Drimoj, po në kanione, u gjatën disa parcela të hapura rishtas mes pemëve të cilat ishin të kultivuara më bimë kanabis sativa që varionin deri në 25 centimetra, gjithësej 7330 bimë kanabis.
Operacioni u zhvillua në terren të thepisur e tepër të vështirë. Ky operacion është në vazhdën e operacioneve të njëpasnjëshme për parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike.
Vijon puna për dokumentimin me prova ligjore për evientimin dhe kapjen e autorëve të cilët janë tashmë të identifikaur nga policia. Operacionet antikanabis do të vijojnë edhe në ditët në vijim
Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/