A1 Report - FH: Shqipëria shenja progresi problem korrupsioni e gjyqësori

2015-08-22 0

Publikohet raporti i Freedom House "Kombet në Tranzicion 2014" për Evropën Qendrore dhe Euroazinë. Në raport vlerësohen Shqipëria dhe Kosova për mbajtjen e zgjedhjeve të lira dhe transferimit paqësor të pushtetit.

Sipas Freedom House Shqipëria, ka bërë tranzicion të rregullt dhe paqësor të pushteteve, gjatë ndërrimit të qeverisë pas verdiktit të zgjedhjeve të 2013 duke e bërë një hap me koefiçent 0.25

Përmirësime Shqipëria ka pësuar edhe në lidhje me qeverisjen demokratike, sërish me një koefiçent 0.25, duke kaluar nga vlerësimi me koefiçent 5 që ishte në 2013 në në 4.75 në 2014. Në vlerësimi e Freedom House, 1 është nota më pozitive ndërsa 7 ajo më negative.

Në këtë kuadër edhe demokracia në vend ka shënuar progres, nga 4.25 në 4.18. Ndërkohë në të njëjtat vlerësime kanë mbetur fusha si shoqëria civile, korrupsioni, demokracia e pushtetit lokal dhe pavarësia e sistemit gjyqësor.

Në një intervistë për Zërin e Amerikës, drejtoresha e këtij raporti, Sylvana Ko?aczkowska, tha se "ka shenja të hershme se qeveria e re është e interesuar të ndërmarrë reforma, për të ndalur procesin e konsolidimit të pushtetit të vënë re gjatë mandatit të dytë të qeverisë së mëparshme të kryeministrit Berisha."

"Në këtë pikë është ende herët," shtoi ajo. "Kemi parë jo vetëm retorikë, por edhe hapa konkrete, megjithatë mendoj se është ende herët për të festuar. Ajo që mund të them është se duket të ketë një vullnet politik më të madh në këtë qeveri sesa në atë të mëparshmen për të zgjidhur disa nga dobësitë kronike në vend, në veçanti në sistemin gjyqësor shqiptar." theksoi Sylvana Ko?aczkowska

Po ashtu drejtoresha e projektit tha se një nga problemet më të mëdha për drejtësinë në Shqipëri mbetet mungesa e llogaridhënies nga ana e zyrtarëve të lartë.

"Mbajtja e përgjegjësisë para ligjit ka qenë e ulët në Shqipëri. Ky problem nuk është trajtuar sa duhet dhe duket se nuk ka patur përmirësim përsa i takon llogaridhënies së politikanëve të lartë para drejtësisë. Pushteti ekzekutiv vazhdon të ketë shumë ndikim tek gjyqësori. Ka një ndjesi të përhapur se shteti ligjor nuk zbatohet në mënyrë të barabartë ndaj të gjithëve. Mendoj se kjo duhet të ndryshojë, që njerëzit të mund të kenë besim tek institucionet," shtoi ajo.

Free Traffic Exchange