FH: Shqipëria ndryshime pozitive, por në qeverisjen Berisha vendi pati rënie të thellë

2015-08-22 1

Freedom House për herë të parë që prej 2008 ka vlerësuar se Shqipëria ka shënuar arritje pozitive falë zgjedhjeve të qershorit dhe transferimit paqësor të pushtetit. Por raporti "Vendet në tranzicion" nënvizon se gjatë mandatit të dytë qeverisës, Berisha u përpoq të konsolidonte autoritetin e tij përmes emërimeve politike në institucionet e pavarura. Raporti thekson se pavarësisht arritjeve, sistemi gjyqsor dhe korrupsioni mbeten problematika të mëdha në Shqipëri.
"Shqipëria arriti ndryshim pozitiv për herë të parë që nga viti 2008, falë zgjedhjeve parlamentare dhe "transferimit paqësor të pushtetit".
Ky është vlerësimi i raportit të fundit të Freedom House "vende në trazincion" ku nënvizohet se
"Shqipëria ka fituar arritjet e para pozitive falë zgjedhjet parlamentare të qershorit 2013 dhe transferimin paqësor të pushtetit më vonë gjatë vitit.
Raporti shkruan se "vendi u përball me rënie të thellë gjatë mandatit të dytë qeverisës së kryeministrit Sali Berisha, pasi ai së bashku me Partinë Demokratike u përpoqën të konsolidonin autoritetin e tyre përmes emërimeve të politizuara në sistemin gjyqor, presidencë dhe pozicione të tjera kyce".
Vlerësimi për demokracinë në Shqipëri, është përmirësuar nga 4.25 në 4.18.
Për Shqipërinë, kanë ndryshuar pozitivisht vlerësimet për kategoritë e "Procesit elektoral" dhe "Qeverisjes demokratike në nivel qendror".
Të dy këta sektorë janë përmirësuar me 0.25 pikë, në një shkallë nga 1 në 7. Pesë fushat e tjera që Freedom House vlerëson në këtë raport vjetor dhe që në rastin e Shqipërisë nuk kanë ndryshuar krahasuar me vitin e kaluar janë: "Shoqëria civile", "Media e pavarur", "Qeverisja demokratike në nivel lokal", "Kuadri ligjor dhe pavarësia e gjyqësorit" dhe "Korrupsioni".
Drejtoresha e këtij raporti, Sylvana Kolaczkowska shprehet se ka shenja se qeveria e re është e interesuar të ndërmarrë reforma, për të ndalur procesin e konsolidimit të autoritetit të vënë re gjatë mandatit të dytë të qeverisë së mëparshme të kryeministrit Berisha.
Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/