Shkodër --Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e së mërkurës në segmentin rrugor Barbullush- Bushat në afërsi të fshatit Hoten, qarku Shkodër.
Përplasja e motoçikletës me murin rrethues të një banese ka rezultuar fatale për një 30-vjeçar që ka mbetur i vdekur në vend, ndërsa nipi i tij 12-vjeçar është plagosur rëndë.
Mësohet se viktima është 30-vjeçari, Ndoj Pjetri, ndërsa i plagosur është Nik Lleshi, 12 vjeç.
Më shumë vizitoni:
http://www.oranews.tv/