A1 Report - Majmuni Iva surpriza e A1 Report do parashikojë sfidat e 'Brazil 2014'

2015-08-22 3

TIRANE - Majmuni Iva do të jetë risia e A1 Report dhe protagonisti i vërtetë i Botërorit Brazil 2014 që do të japë parashikimet e tij 'të goditura' lidhur me fituesin e çdo sfide të evenimentit më të madh futbollistik.

Parashikimet e tij ai i fillioi që sot për sfidën Brazil-Kroaci, në emisionin më të ri në A1 Report "Pasdite me Botërorin", nën moderatorët Andi Kapxhiu dhe Dorina Mema, i cili startoi që sot dhe do jetë çdo ditë nga ora 16:30-18:00. Megjithatë parashikimin e sotëm të bërë nga majmuni Iba do të mund ta ndiqni nesër në takimin e rradhës së "Pasditë me Botërorin".

Iva do të zgjedhë çdo ditë bananen e tij të preferuar duke zgjedhur kështu dhe ekipin fitues të çdo sfide të këtij Botërori.

E kush më mirë se braziliani Iva e di më mirë fituesin e çdo sfide të këtij spektakli futbollistik. Jo më kot ai ka zgjedhur që këtë botëror ta kalojë në A1 Report dhe jo në Brazil.

Megjithatë krahas Ivës në emision do të jenë të ftuar edhe të ftuar të shumtë që do të behen pjesë e këtij emisioni nëpërmjet opinioneve dhe analizave për ndeshjet e futbollit dhe skuadrat pjesmarrëse në botëror. Të ftuarit e përhershëm do të jenë gazetari sportiv Lirim Zalla si dhe aktori dhe skenaristi Bujar Kapexhiu. Sot, në puntatën hapëse, krahas Zallës e Kapexhiut ishte i ftuar ish-drejtuesi i Tiranës Alban Tafaj,

"Pasdite me Botërorin" do të jetë çdo ditë Live, në ekranin e A1 Report nga ora 16:30-18:00 përgjatë të gjithë Brazil 2014 dhe bashkë me të edhe parashikimet 'e goditura' të majmunit Iva.

Free Traffic Exchange