A1 Report - Kapet kolumbiani, dyshohet pjesë e trafikut të kokainës në Mal të Zi

2015-08-22 6

TIRANE -- Kontenieri i bananeve me 250 kilogramë të fshehura, i kapur në Malin e Zi mund të ketë patur destinacion Shqipërinë. Mbrëmjen e djeshme është arrestuar në Rinas kolumbiani 36-vjeçar me pasaportë spanjolle Cesar Augusto Pelaez Luiz Triana.

36-vjeçari kishte ardhur në Shqipëri në 19 maj dhe dyshohet se ishte personi që do merrte paratë e kokainës kur ajo të mbërrinte në Tiranë. Lajmi konfirmohet nga burime të A1Report pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë, sipas të cilave me hetimet po merret vetëm një grup i vogël dhe i besuar inspektorësh nën drejtimin e zëvendsdrejtorit të përgjithshëm të policisë Sokol Bizhga. Grupi i hetimit është duke mbajtur kontakte të ngushta me hetuesit malazez.

Droga u bllokua nga autoritet doganore në portin e Barit në Malin e Zi në një nga tre kontenierët me banane të cilat vinin nga Ekuadori të porositura nga kompania Rrapaj nga Fieri. 36-vjeccari kolumbian është i arrestuari i parë në Shqipëri për trafikun e 250 kg të kokainës të kapura në Malin e Zi.