Kodheli takime të nivelit të lartë në Gjeorgji, kërkon njohjen e pavarësisë së Kosovës

2015-08-22 1

Ndërsa gjendet për një vizitë zyrtare në Gjeorgji, ministrja e Mbrojtjes Mimi Kodheli ka kërkuar nga autoritetet gjeorgjiane njohjen e shtetit të Kosovës, duke theksuar se shpallja e pavarësisë së Kosovës është një precedent unik në të drejtën ndëkombëtare.

Sipas ministres Kodheli çdo përpjekje për ta përdorur precedentin e Kosovës në situata separatiste në rajonin e Kaukazit është tendencioze dhe nuk i përgjigjet realitetit ndërkombëtar.

Më shumë vizitoni:
http://www.oranews.tv/