Alfa Bank dhuron gjak për talasemikët dhe të aksidentuarit

2015-08-22 0

Tiranë- Punonjësit e Alfa Bank për të katërtin vit radhazi kanë dhuruar gjak për të shpëtuar jetë.

Në ambjentet e kësaj banke është improvizuar një sallë dhurimi, ku stafi i bankës ka dhuruar gjak për pacientët që vuajnë nga talasemia, por edhe për të aksidentuarit.

Drejtori i Alfa Bank Albania, Periklis Drougkas, u shpreh se dhurimi i gjakut është një përgjegjësi sociale për institucionin që ai drejton.

Më shumë vizitoni:
http://www.oranews.tv/