A1 Report - Durrës, ndërron jetë aksidentalisht një punonjës i shkarkimit në port

2015-08-22 1

DURRËS- Një punonjës i shkarkimit në portin e qytetit bregdetar ka ndërruar jetë pasi ka rënë në silloset e grurit duke u asfiksuar.

Nga të dhënat e para mësohet se Fatmir Idrizi ndërroi jetë gjatë rrugës kur po transportohej për në spital.