FIER- Rritet numri i bizneseve të reja në qarkun e Fierit. Ky fakt konfirmohet nga Qendra Kombëtare e Regjistrimit dega Fier, sipas së cilës gjatë këtij 6-mujori të parë të vitit janë hapur 460 biznese të reja, ndërsa janë mbyllur vetëm 80 subjekte tregtare.
Sipas drejtuesve të QKR kjo tendencë vjen si pasojë e politikave që shkurtojnë procedurat për hapjen e një biznesi si dhe paketës fiskale, por shikohet nga qytetarët edhe si një mundësi vetëpunësimi.
"Në përgjithësi vazhdojnë të vijnë emigrantët dhe të hapin biznese, që janë më të prirur në biznese të vogla. Po ashtu edhe në biznese që janë berber, floktore për femrat, kafene. Këto janë më të përgjithshmet që hapen nga shumë emigrantë. Ndërsa bizneset e mëdha janë të fushave nga më të ndryshmet që janë ato të ndërtimit apo të investimit në bujqësi." theksoi përgjegjësi i QKR në Fier, Haxhi Krasniqi
Hapja e bizneseve të reja është një mundësi e mirë punësimi, kryesisht për ata të rinj që kanë përfunduar shkolla profesionale.