Basha, 3 orë diskutim me Ambasadorët e BE, kërkon mbështetje për statusin

2015-08-22 1

Tiranë- Vetëm dy ditë pas vendimit për të ndërprerë protestat deri në vendimarrjen e vendeve anëetare të BE për statusin, kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka zhvilluar sot për më se tre orë me radhë një drekë pune me Ambasadorët e Bashkimit Europian të akredituar në Tiranë.

Kreu i opozitës e ka shfrytëzuar këtë takim me të dërguarit e vendeve anëtare për të përcjellë një mesazh të qartë:"Opozita shqiptare mbështet pa kushte marrjen e statusit kandidat , konsideron se Shqipëria dhe shqiptarët e kanë merituar këtë me përmbushjen e kritereve falë reformave të ndërmarra në vite, se ky është një stacion dhe etapë e përmbushur me sukses".

Më shumë vizitoni:
http://www.oranews.tv/

Free Traffic Exchange