A1 Report - Mediat: "Karteli i Lazaratit", drogë me çanta në Greqi, mushka 1000 €

2015-08-22 7

Mediat greke risjellin Lazaratin në vëmendje, këtë here duke publikuar një sërë imazhesh të kamerave termike të policisë Kufitare në zonën e Konicës në kufirin tokësor midis dy shteteve, ku siç shihet nga këto foto ka një prezencë të madhe të personave që kalojnë kufirin në këmbë.

E pikërisht siluetat e këtyre personave që duken në pamje, janë mënyra e re e trafikimit të drogës nga Lazarati drejt Greqisë, -shkruajnë mediat greke, ku e etiketojnë këtë trafik si "Karteli Lazarati".
Paçka se përgjatë gjysmës së parë të vitit 2014 është sekuestruar 6 ton hashash nga Sagiada në Konicë, është ky kartel droge që ka zëvëndësuar transportin e drogës nga mjetet motorrike tek njerëzit dhe mushkat.

Kjo mënyrë e trafikimit, -shkruajnë mediat greke, përdoret për të shmangur kontrollet e policisë shqiptare, pasi së fundimi është intensifikuar lufta ndaj narkotrafikut.

E veç përfshirjes së shumë të rinjve të papunë në kartelin e tyre, lazaratësit, -thuhet në mediat greke, kanë ndikuar dhe në rritjen e çmimeve të kafshëve të punës ku aktualisht një mushkë kushton rreth 1000 euro.

Po sipas të njëjtave raportime në mediat greke, Lazarati ka nisur veprimatrinë e paligjshme që prej vitit 1991 me tregtinë e cigareve kondrabandë, më pas në embargon e Serbisë duke furnizuar këtë shtet me ushqime e naftë e më pas me kultivimin e bimës narkotike hashash.