A1 Report -Zona muzeale, Bashkia Tiranë padit Qeverinë, Banorët: Duam të bëjmë pallate

2015-08-22 2

TIRANE - Vendimi për mbrojtien e një zone të trashëgimisë kulturore në kryeqytet ka përfunduar në dyert e Gjykatës Kushtetuese, pasi Bashkia e Tiranës dhe banorët e zonës thonë se qeveria ka marrë një vendim antikushtetues dhe diskriminues duke iu mohuar atyre të drejtën për ta kthyer atë në një zonë të zhvilluar.

Gjykata Kushtetuese ka nisur këtë të mërkurë shqyrtimin e kërkesë padisë të depozituar nga Bashkia Tiranë, ku kërkohet shpallja antikushtetuese e vendimit nr.5, datë 18.10.2013 të Këshillit Kombëtar të Territorit "Për masat emergjente të ndërhyrjes mbrojtëse dhe rehabilituese mjedisore në zonat me rëndësi kombëtare të trashëgimisë kulturore", si dhe pezullimin e këtij vendimi deri në përfundim të shyqrtimit gjyqësor.

E teksa procesi zhvillohej me dyer të mbyllura, në ambientet e Gjykatës një përfaqësi e banorëve të minibashkisë numër 8, banorë të zonës muzeale pranë Medresesë protestuan duke këruar nga gjykata të rrëzojë vendimin për shpallje zonë muzeale të lagjes së tyre.

Pak ditë më parë Gjykata Kushtetuese rrëzoi bashkinë e Tiranës sëbashku me disa komuna të drejtuara nga të zgjedhur të Partisë Demokratike, të cilët ankimuan në gjykata një vendim të qeverisë, i cili u hoqi atyre të drejtën për të dhënë leje ndërtimi në zona me rëndësi kombëtare.