Kurbin, familja Abazi apel për ndihmë, nga 4 fëmijë në moshë shkolle, shkon vetëm 1

2015-08-22 4

Kurbin-Një familje në fshatin Shullaz të Kurbinit prej 20 vitesh jetojnë në kushte mjaft të vështira nga mungesa e të ardhurave dhe banesa tejet të amortizuara.
Jane shtatë anëtarë të familjes që jetojnë në një dhomë të vetme.
Ndonëse familja Abazi është e komunitetit rom , ata gëzojnë respektin e fshatit dhe u vijnë në ndihmë në raste të veçanta. Të ardhurat e pakta që kanë, i sigurojnë nga grumbullimi i kanaçeve të hedhura në rrugë.
Kjo ë shtë mënyra e vetme për të siguruar bukën e gojës që shpesh u mungon. Premtimet e pushtetarëve ndër vite kanë rezultuar pa sukses dhe kjo familje kërkon ndihmë dhe përkujdesje ekonomike.
Nga katër fëmijëtë cilët janë në moshë shkolle, vetëm njëri prej tyre frekuenton atë, për mungesë të veshmbathjes dhe të librave.
Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/