PARIS - Kryeminsitri Edi Rama shpreh bindjen para Francës skeptike, se Europa është e ardhmja e Shqipërisë...dhe zgjedh t'i qetësojë ata duke i thënë se vendi ynë do të marrë statusin e vendit kandidat, e se kjo nuk përkthehet se nesër do të jemi menjëherë anëtarë.
Gjatë qëndrimi në Paris, cilësuar si vend skeptik për zgjerimin e BE-së me anëtarë të rij, Rama ka dhënë një intervistë për emisionin "Le Grand Soir 3".
Sipas kryeministrit Rama Shqipëria hyn tek ato vende që e shohin Europën e Bashkuar si një projekt të madh të nisur pas Luftës së Dytë Botërore dhe jo Europën e pas zgejdhjeve të Parlamentit Europian, pasi sipas tij nuk ka projekt që mund të krahasohet me atë Europian...dhe Shqipëria duhet të jetë pjesë.
Gazetari francez i qaset realitetit të Majit duke pyetur: I keni ndjekur me vëmendje imagjinoj zgjedhjet për Parlamentin Europian dhe keni parë që ka shumë zhgënjim kundrejt Europës dhe institucioneve Europiane ndërsa ju doni t'i bashkoheni klubit, çfarë ju tërheq në Europë ?
E Rama i përgjigjet:
Ne bëjmë pjesë në europianët që nuk janë akoma të zhgënjyer nga Europa. Ne bëjmë pjesë në europianët që vazhdojnë ende të besojnë endrrën e Shumanit dhe të gjithë baballarëve themelues të Europës.
Do t'ju them diçka; ka njëqind vjet që kur Lufta e Parë Botërore filloi dhe pas saj cikli i luftërave, por është hera e parë që kemi paqen mes vetes ne në Ballkan, jo sepse jemi ëngjëj të paqes, por sepse jemi të bindur se Europa është e ardhmja jonë. E them këtë për vendin tim dhe njëkohësisht për gjithë të tjerët. Nuk shoh dhe nuk besoj që ka ndonjë projekt tjetër që njerëzimi ka krijuar që mund të krahasohet me projektin e madh europian.
Kreu i qeverisë ndodhet në Francë bashkë me ministrin e Jashtëm, Ditmir Bushati për të bërë lobimet e fundit në vendet skeptike të BE-së, kur na ndajnë vetëm pak ditë nga vendimi i Këshillit të Ministrave të BE-së, më 27 Qershor për të dhënë ose jo statusin....por shancet janë pozitive, kur Komisioni Europian i ka sugjeruar vendeve anëtare statusin pa kushte për Shqipërinë.