Shkodër- Në mungesë të serave me karburant, fermerët e qarkut të Shkodres nuk do të përfitojnë këtë vit nga mbështetja që Ministria e Bujqësisë ka premtuar për këtë sektor.
Këtë e pranon zyrtarisht Drejtoria e Bujqësisë në këtë qark, e cila thotë se sera e vetme që ishte e këtij lloji, u shemb 3 vjet më parë nga dëbora e rënë.
Ndërkohë fermerët kanë kryer këtë javë aplikimet për subvencione në bujqësi, ku prioritet i është dhënë bimëve medicinale dhe blegtorisë. Drejtori i Bujqësisë, Mustaf Kraja thotë se këtë vit do të ketë një rritje të përfituesve, nga 2100 që ishte vjet, në 2500 sivjet.
Skema e re subvencionimit paracakton si kriter të pagesave ndaj fermerëve, sasinë edhe cilësinë e prodhimeve bujqësore e blegtorale.
Buxheti i këtij viti për bujqësinë ka një rritje prej 6%, por përsa i përket pagesave, që u shkojnë fermerëve, subvencionet janë rreth 50% më shumë se një vit më parë, çka do të thotë se pagesat e drejtëpërdrejta për fermerin do të rriten kundrejt 2013-s.
Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/