Trafiku i drogës me Greqinë Lazaratasit kartele droge, një mushkë blihet 1000 €

2015-08-22 4

Athinë- Mediat greke, kanë publikuar foto nga kamerat termike të policisë kufitare, të cilat kanë fiksuar momentet kur trafikantë shqiptarë kalojnë kufirin duke transportuar me krahë, apo dhe me kafshë sasira të mëdha marijuane.
Epiri: Dokumenta" lufte" në kufi, me trafikantët e drogës -- Shikoni imazhet nga kamerat termike të policisë (Foto)! Ky është titulli i reportazhit që newsit.gr, një gazetë greke publikoi dje në faqen online.
Në shkrim thuhet se prodhimi dhe trafikimi i hashashit nga Lazarati është tepër i madh. Lazaratasit kanë "ndërtuar" kartele të drogës, të cilat promovojnë hashashin në Greqi, Itali, Holandë, dhe destinacione të tjera europiane, duke shkaktuar kështu përgjatë kufirit greko-shqiptar një luftë të pashpallur mes policisë dhe trafikantëve të drogës.
Trafikantët e drogës, në mënyrë që të shmangin blloqet e policisë shqiptare, bëjnë të pamundurën për të transportuar drogën. Kështu ata tashmë nuk e transportojnë atë me makina, por me duar, mbi supe, me mushka dhe gomerë. Karakteristike është se çmimi për blerjen e një gomari është pesëfishuar dhe tani arrin në 1,000 euro."
Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/

Free Traffic Exchange