Bajrami për Ora News: Kushtetuta është e qartë Jajhaga mandaton Thaçin për të formuar qeverinë

2015-08-22 0

Në mesin e debatit nëse marrëveshja e opozitës për të formuar qeverinë apo jo kushtetuese, dy konsitutcionalistë të njohur kosovar Arsim Bajrami dhe Vigan Qorrolli në një intervistë telefonike për Ora News thanë se Kushtetuta i jep të drejtën për formimin e qeverisë partisë fituese.
Por nëse Thaci dështon në dy tentative, atëherë, vendi shkon në zgjedhje të jashtëzakonshme.
Në një prononcim për Ora News paraditen e sotme, për gazetarin Patrik Sadikaj, Bajrami thotë se Presidentja duhet të nominojë Hashim Thaçin për të formuar qeverinë, dhe nëse qeveria e tij nuk merr votëbesimin atëherë duhet të shpërbëjë Parlamentin.
"Neni 95 përcakton se mandatin për ta formuar qeverinë e ka partia që ka numrin më të madh të vendeve apo koalicionin parazgjedhor që ka fituar numrin më të madh të ulëseve në Parlament. Kjo është shumë e qartë dhe Presidentja me të mbaruar çertifikimin do të duhet të japë të drejtën kreut të PDK-së për të formuar qeverinë. Më pas ai do të vijë në parlamentt e të kërkoj ëvotëbvesimin dhe do të kërkojë 61 vota. Nëse nuk arrihet të sigurohet kjo shumicë në rrethin e parë presidentja do të nomminojë një tjetër kandidat të mazhorancës apo partisë fituese që brenda 10 ditësh të formojë qeverinë. Nëse dështon dhe përpjekja e dytë atëherë presidentja do të bëjë shpërbërjen e Parlamentit dhe vendi kalon në zgjedhje të jsahtëzakonshme" thotë Bajrami.
Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/