Nxirret në ankand një pullë e rrallë poste një-centëshe në ngjyrë të kuqe, e printuar në Guianën Britanike në vitin 1856 dhe deri tani vonë në pronësi të kompanisë së kimikateve Du Pont. Në ankandin që pritet të nisë javës tjetër stampa pritet të kapë një çmim rekord prej $10-$20 milion dollarë.
Stampa është shitur nga kompania e John du Pont, i cili vdiq në moshën 72 vjeçare në burgun e Pensilvanisë në 2010-tën ku po vuante dënimin për gjuatjen me armë ndaj kampionit në mundje David Schultz, gjatë Lojërave Olimpike 1996.
Du Pont, pasuria e të cilit llogaritej se arrinte në $250 milion dollarë në vitin 1997, ishte një nga vrasësit më të pasur të dënuar ndonjëherë në historinë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Ekspertët e ankandit nga Shoqëria Mbretërore Filatelike e Londrës e kanë vlerësuar pullën një-centëshe ngjyrë magenta si një nga të vetmet të llojit të tij që dihet se egziston dhe zyrtarët shprehen se do ta nxjerrin stampën në ankand në New York në 17 qershor.
Ata thonë gjithashtu se kjo pullë është objekti më i çmuar nga përmasat dhe forma e nxjerrë ndonjëherë në ankand.
Ky objekt nuk është shfaqur për publikun që prej vitit 1986, kur u nxorr në një ankand për pullat në Chicago. Hera e fundit kur u bë çertifikimi i saj si autentike nga Shoqëria e Filatetikevë ishte në 1935 ndonëse nga ajo kohë ka patur disa tentativa për ta fallsifikuar.
Rekordi aktual për një stampë të vetme është gati $2.2 milion dollarë, rregjistruar nga Treskilling Yellow në vitin 1996.