Kosove, Imeri: Ja dy kushtet për të mbështetur koalicionin e opozitës

2015-08-22 1

Prishtine- Ish shefi i grupit parlamentar të Vetëvendosjes, Visar Ymeri, deklaroi në Tonight Ilva Tare se Vetëvendosja ka disa kushte për koalicionin e Opozitës. Imeri foli për diskutime mes VV dhe liderëve të opozitës që pritet të nisin sot, ndërkaq ai nuk përjashtoi as mundësinë e zgjedhjeve të jashtëzakonshme
|Ne jemi kategorikisht kundër që qeveria e re të vazhdojë të njëjtën qeverisje me atë që kemi parë tek Thaçi. Kriteret bazë për ta përkrahur është që kjo qeveri e re nuk shkon në negociata me Serbinë dhe pezullon marrëveshjet.Marrëveshja nuk është firmosur nga VV, për shkak se ne kemi kritere shumë të larta dhe këto duhet të bëhen pjesë e marrëveshjes.
Duke iu referuar qëndrimit të faktorit ndërkombëtar në raport me koalicionin e ri opozitar të tre partive për krijim e qeverisë, Imeri u shpreh se "Vullneti i subjekteve politike dhe ai i qytetarëve nuk mund të preket."
Në një intervistë për Tonight Ilva Tare, mbrëmjen e 10 qershorit, Imeri tha se ende nuk ka një qëndrim publik, megjithatë në bindjen e tij ndërkombëtarët nuk kanë zgjidhje tjetër përveçse ta përshëndesin koalicionin e ri.
Në një intervistë për Tonight Ilva Tare, mbrëmjen e 10 qershorit, Imeri tha se ende nuk ka një qëndrim publik, megjithatë në bindjen e tij ndërkombëtarët nuk kanë zgjidhje tjetër përveçse ta përshëndesin koalicionin e ri.
Vetë si parti i kanë dhënë bekimin treshes Mustafa-Haradinaj-Limaj, por për tu bërë pjesë e qeverisë, apo dhe mbështje e saj ata kanë disa kushte, anullimi i bisedimeve me Serbinë dhe pezullim të marrëveshjeve.
Për këto pika, Imeri tha se paraprakisht kanë parë një gadishmëri tek krerët e tre partive opozitare. Megjithatë VV nuk mjaftohet me kaq dhe duke filluar nga nesër do të nisë komunikimin me to për të shkuar në një nënshkrim marrëveshje. Në të kundërt ai thotë me bindje se VV nuk mbështet asnjë qeveri bllanko.
Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/

Free Traffic Exchange