Vlorë,mungon landfildi mbetjet digjen në fushë të hapur

2015-08-22 1

Mungesa e një landfildi ka bërë që mbetjet urbane në qytetin e Vlorës, të grumbullohen në fushën e depozitimit të mbetjeve në periferi të qytetit. Ata që e vuajnë më së shumti prej vitesh këtë situatë janë banorët që kanë shtëpitë pranë këtij vendgrumbullimi mbetjesh.

Retë e tymit të shkaktuar nga djegia mbetjeve u pushtojnë banesat, ndërsa një pamje e tillë nuk lënë as ndonjë impakt pozitiv te pushuesit e shumtë që në këtë periudhë të vitit kanë "pushtuar" qytetin bregdetar.

Pamjet e fokusuara nga kamera e televizionit A1 Report nuk kanë nevojë për koment dhe japin një tablo të qartë të situatës.

Ndërkohe banorët e qytetit bregdetar kanë rezervat e tyre lidhur me këtë situatë, e cila vijon të mbetet e njëjtë prej 23 vitesh.
Qarku i Vlorës është institucioni që duhet të merret më gjetjen e një vendi për ndërtimin e një landfilldi, ndërsa një gjë e tillë ende nuk ka ndodhur.